VIDEO — January 12, 2017 at 3:56 am

Kjo Video është shembull për gjith Biznismenët Shqiptar..!!

loading...


Një biznesmen i pasur në Indi ka ndërtuar 90 shtëpi për njerëzit e pastrehë, në vend se të “derdhte” ato para në dasmën e vajzës së tij.

Ajay Munot, një tregtar i pasur në qarkun Aurangabad të Indisë lindore, kishte planifikuar për të shpenzuar para në vlerë prej rreth 120 mijë dollarësh – në një martesë luksoze për vajzën e tij.Por në vend të kësaj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai vendosi të shpenzonte para duke ndihmuar të varfrit e rajonit.

Ai thuhet se ka ndërtuar rreth 90 shtëpi në dy akra tokë, duke i zgjedhur me kujdes njerëzit që do të banojnë në to.

Biznesmeni ka vendosur tri kritere për ata që duan të jetojnë në to: duhet të jenë të varfër, jetojnë në një lagje të varfër dhe nuk vuajnë nga ndonjë varësi (e drogave).

Bëhet e ditur se çdo shtëpi ka rreth 20 metra katrorë, ka dy dritare, dy dyer dhe është e pajisur me drita.

E vajza e sapo-martuar e Munot, Shreya, ka thënë se ajo mbështeti plotësisht vendimin e babait të saj, dhe pas dasmës së saj, ajo dhe burri i saj i ri thuhet se ua kanë dorëzuar çelësat, njerëzve të pastrehë.

Ajo u ka thënë medieve se e konsideron vendimin e babait të saj si “dhuratën më të madhe për martesën e saj”. /Telegrafi
0

Lexo edhe:  Ziadin Sela ja mbyllë gojën Sllavo Maqedonit ne Kuvend..!!