SHOW BIZ — January 4, 2017 at 5:11 pm

Halil Matoshi e bën rezil Linda Morinën..!!

loading...

Analisti i aktualitetit politikë në Kosovë, Halil Matoshi ka dhënë një koment edhe për tashmë fenomenin Linda Morina.
0
Matoshi duke komentuar paraqitjen e shpesht të Lindës nëpër media Kosovë e Shqipëri, ka thënë se “Linda asht misherim i tragjedise sonë – padijës dhe zvetenimit”, transmeton “Magazina.al” Në fakt një debat për Linda Morinën është ndezur pasi ajo ishte e ftuar në programin festiv të Ermal Mamaqit në televizionin Klan “Xing- Xing”, e që Linda ishte e vetmja kosovare e ftuar në atë emisioni: Ky është shkrimi i plotë i Halil Matoshit:

Linda asht misherim i tragjedise sone – padijes dhe zvetenimit Shfaqja e Lindes ne Xing-Xing te Mamaqi pos anes transaparente te supremacise vs inferioritetit kulturore Shqipni – Kosove, shpreh tragjiken tone te perbashket.
Semundjen e metaforizueme.
Linda Morina është VETJA jonë e defigurueme nga VETJA jonë, në kohë shterpësie e boshllëku, për me u ndie ne komod.
Kur e shohim dhe e dëgjojmë Lindën, ne ndihemi se jemi OK, normal, e në thelb ajo është vetëm manifestim transaparent i sëmundjes, vdirjes, zvetënmit dhe akulturimit tonë…
Ne kërkojmë vetjet tona të sëmura sepse ato zbulojnë deskriptin e historive personale dhe ego-ve, percepcioneve të botës perifere me gjuhë trivialiteti, që thjeshtë, neve na e bëjnë jetën të durueshme, duke na e krijuar idenë se jemi mirë dhe normalë. (…)
Njjë vajzë province duke qenë nxënëse e zellshme e shkollës mediatike kosovare trushpërlarëse, e quajtur Linda Morina, më mirë se askush tjetër ka përçuar në publkik idenë se çfarë nuk duam të jemi e në realitet jemi.
Të hallakatur, të çakërdisur, të kietscheruar (Linda ka parë “idolet’ e saj shumë përpara se ta bëjë vet, se flamuri shqiptar mund të përdoret vend Bruss-halterave), deri në shkallën e kietscherimit të nacionalizmit siç thoshte Danilo Kiš.

Lexo edhe:  A e ka tradhtuar burri Shyhreten?